Uroi partneren për ditëlindje dhe ndau lajmin e ëmbël, Shpat Kasapi do bëhet baba së shpejti

Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi do të bëhet baba së shpejti. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë ai, pikërisht në ditën e ditëlindjes së partneres, Selvije Jao.

Këngëtari postoi një foto në Instagram, ku shfaqet me të fejuarën bukuroshe, krahas së cilës ka bërë dhe një dedikim të veçantë.

Gëzuar ditëlindjen gruaja ime, që do të bëhet nënë së shpejti. Dashuria jote më ka kthyer në këtë njeri të lumtur, gjithmonë njeri të qeshur që jam sot, të jam mirënjohës përgjithmonë. E sidomos tani që po presim një engjëll. Shumë i detyruar ndaj teje për gjithçka, pa ty nuk jam asgjë! Të paça gjithmonë dashuri. Të dua shumë”, ka shkruar këngëtari.

Kujtojmë që çifti u fejuan në dhjetor të vitit që lamë pas, ndërsa kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në qershor.

/Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *