Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla, ka reaguar pas ngjarjes së shumë komentuar të deputetit socialist Bujar Çela, i cili uroi festën e 28 nëntorit me foton e Enver Hoxhës.
Deputeti i PS, Bujar Çela ka uruar 28 nëntorin në ‘whatssap’ me një foto ku krahas flamurit shqiptar, ishte stampuar edhe figura e ish-diktatorit Enver Hoxha. ky mesazh u cilësua nga deputetët e opozitës, si fyes dhe poshtërues.
Fjala e Ballës për mediat:
Cili është mesazhi juaj nga Fieri në këtë ditë Dëshmorësh edhe për politikën shqiptare?
29 Nëntori është një datë e shënuar në historinë e kombit tonë sepse jo vetëm që ishte fundi i Luftës së Dytë Botërore për ne shqiptarët që duke qënë kombi i vetëm ndoshta në Europë që çliruam Shqipërinë nga pushtuesi Nazi Fashist vetëm me forcat partizane. Një luftë idealesh, por edhe një luftë e barabartë mes një force pushtuese të mirorganizuar siç ishte ushtria Gjermane apo edhe ajo Italiane, dhe ndërkohë që nga ana tjetër një forcë çliruese siç ishin partizanët shqiptarë që erdhën dhe e renditën shqipërinë në krahun e forcave fituese të Luftës së Dytë Botërore. Në këtë kontekst, edhe pse në këto 30 vite ka pasur një përpjekje të vazhdueshme nga historian apo kalemxhinj apo edhe nga politikanë të caktuar, të cilët edhe dje dëshmuan se nuk heqin dorë nga përpjekja për të zvogëluar madhështinë e 29 Nëntorit. Unë mendoj se 29 Nëntori e ka fituar betejën e vet, e ka fituar betejën me të gjitha përpjekjet për t’ja zvogëluar peshën. Mesazhi im për 29 Nëntorë këtu nga Fieri është: Ne duhet të vazhdojmë të përulemi përpara gjakut të dëshmorëve, të përulemi kur kujtojmë luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare e cila ishte një luftë e pastër, idealesh dhe mbi të gjitha një luftë Çlirimtare. Kshq çlirimtarët, parttiznët meritojnë respect sot pas 77 viteve më shumë se kurrë sepse në çdo moment siç ju thash nuk ka munguar përpjekja për tja ulut vlerën dhe për të hedhur baltë mbi luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare. Në këtë kontekst dua të them se nuk duhet kurrsesi të ndërthuret apo analizohet Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare në kontekstin që pasojë pas vitit 1945. Sepse ajo që vijoi pas vitit 1945 natyrshëm ishte një diktaturë që ka marrë ndëshkimin e vet në aspektin historik, por deri më 29 Nëntorë 1944 bëhej fjalë për një luftë Çlirimtare.
Si i keni parë reagimet e zotit Alibeaj një ditë më parë pas një mesazhi dërguar në grupin e komisionit të sigurisë nga një deputet i PS, duke nxjerrë një flamurë me figurën e Enver Hoxhës?
Unë kam marrë një sqarim nga deputeti në fjalë, që bëhet fjalë për përdorim të aparatit të tij celular nga persona të tjerë. Kjo do të jetë pjesë e një verifikimi në aspektin e kodit të sjelljes dhe etikës brenda grupit parlamentar të PS dhe Kuvendit të Shqipërisë dhe çdo masë ndëshkimore do të merret në momentin që do të bëhet verifikime. Do i kërkoja të gjithë kolegëve të tjerë të raportojnë raste të tilla dhe natyrshëm që grupi parlamentar i PS, më së shumti Kuvendi i Shqipërisë ka të gjithë instrumentet e nevojshme për të ndërmarrë çdo lloj hapi apo mase disiplinore.