Një video e saj ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur bëri lëmsh gjithë rrjetin. Bëhet fjalë për Nevina Shtyllën, e cila së fundmi ka vendosur të sqarojë qëllimin e publikimit të asaj videoje.
E ftuar në një intervistë moderatorja pohoi se e gjitha kjo ishte bërë për të provokuar dhe se nuk kishte diçka të tillë në mes. Por a ka plane Nevina Shtylla për fëmijë? Përballë Beniada Nishanit moderatorja iu përgjigj pyetjes që i drejtohet shpesh.
“Fëmijët do jenë pjesë e të ardhmes time, shpresoj është në dorë të Zotit edhe uroj që edhe unë një ditë të bëhem nënë. Kur të jetë e shkruar nuk kemi bërë ndonjë plan”-tregoi moderatorja.
Nevina Shtylla është në romancë prej disa vitesh me një djalë me profesion jurist i quajtur Arbër. Dyshja nuk kanë dalë asnjëherë publikisht së bashku, duke e mbajtur romancën e tyre në fshehtësi të plotë. Megjithatë, nuk iu kanë shpëtuar mediave që i kanë zbuluar. Ndonëse nuk publikon foto me Arbrin, Nevina nuk e ka fshehur faktin që është në lidhje dhe shumë e dashuruar. Mes të tjerash Nevina u pyet edhe në lidhje me profesionon e moderatores, ku tregoi fillimet e saj.
“Nuk e kam kuptuar fare, kanë qenë rrethanat, ndoshta edhe fati që më ka krijuar atë idenë fillestare. Unë kam qenë këtu e 12 vite para konkurente, në ‘Miss Shqipëria’ dhe nga aty më morën për një audicion për një emision televiziv dhe aty më lindi mendimi që moderimi është një profesion që mund ta vazhdoj”- tha Nevina.