Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen pritet të vizitojë Shqipërinë brenda këtij muaji. Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka bërë me dije se ajo do të mbërrijë në Tiranë më 28 shtator, por nuk ka ndarë të tjera detaje nga vizita që ajo ka planifikuar në rajon.
“Presidentja Ursula Von der Leyen planifikon të vizitojë Shqipërinë më 28 shtator. Mezi pres ta mirëpres!,“-shkruan Soreca me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Von der Leyen, ka mbajtur postin e ministres së Mbrojtjes në qeverinë gjermane, dhe cilësohet si një nga personat më të afërt me kancelaren në ikje, Angela Merkel.
/Priza.al/