Ushqime në tualet, Kourtney Kardashian ‘kryqëzohet’ nga ndjekësit

Njerëzit kanë shprehur neveri për sjelljen e fundit të Kourtney Kardashian. Kjo e fundit, postoi disa foto në rrjetin e saj social Instagram, ku shihej se kishte sjell ushqimin në tualet. Shumë persona e kanë konsideruar sjelljen e saj të “pahijshme” dhe “të neveritshme”.

43-vjeçarja kishte vendosur në dysheme pjata plot me ushqim, fruta dhe ëmbëlsira.

Një burger gjysmë i ngrënë ishte vendosur në ndenjësen e saj të tualetit, ndërsa një qese me patatina ishte poshtë një peshqiri të ndotur pranë vaskës.

 

“Unë do të sëmurem, kjo është shumë e neveritshme, madje edhe për një mbret”, shkroi një person, ndërsa një tjetër tha: “E ke gabim për këtë Kourtney”.

Një person komentoi vendosjen e sanduiçit sipër tualetit.

“Të vendosë një burger në tualet?? Po thërras policinë!”-komentoi me shaka teksa shtoi: Kjo është e sëmurë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *