Ushqime të shëndetshme dhe aktivitet fizik, për ruajtjen e elasticitetit të kockave

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit, gjithsesi për shumë njerëz mbetet një shqetësim kryesor, që ndikon në jetën e përditshme.

Sëmundje si artriti, dhimbja e shpinës, apo pjesë të tjera të trupit, janë shumë të përhapura dhe ndikojnë në jetën e përditshme. Si gjithmonë, ushqimet dhe stili i jetesës janë zgjidhja më e mirë për të përballuar çdo shqetësim të organizmit.

Në këtë artikull do t’ju tregojmë disa prej këtyre mënyrave, të cilat do t’ju ndihmojnë të forconi kockat tuaja.

PERIMET
Frutat dhe perimet janë burimet më të mira të vitaminës C, e cila stimulon prodhimin e qelizave që formojnë kockat dhe mbron kockat nga dëmtimi. Studimet tregojnë gjithashtu, se konsumimi i shumtë i perimeve në dietën tuaj, rrit dendësinë minerale të kockave. Qepa në veçanti, zvogëlon rrezikun e frakturave në 20%, kundrejt personave që nuk konsumojnë kurrë qepë.  Brokoli dhe spinaqi janë gjithashtu një ndihmë e madhe për kockat, që duhet të jetë pjesë e dietës, pasi ato përmbajnë vitaminë K.

Më shumë kalium
Kaliumi është miku më i mirë, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e shëndetit të kockave tuaja. Aftësia e tij për të neutralizuar acidet metabolike që shkatërrojnë kockat është e jashtëzakonshme. Bananet janë veçanërisht të pasura me kalium si dhe magnez, prandaj bëjini pjesë të dietës tuaj të përditshme.

Më pak alkool dhe kafeinë
Nisja e ditës pa kafeinë mund të duket si një mision i pamundur, por nëse doni të mendoni për shëndetin e kockave tuaja, duhet të hiqni dorë nga kjo substancë. Studimet tregojnë se pirja e 3 ose më shumë flixhanëve me kafe në ditë, zvogëlon thithjen e kalciumit nga trupi, gjë që mund të ndikojë negativisht në densitetin e kockave tuaja. Alkooli bën gjithashtu të njejtën gjë për organizmin tuaj, prandaj provoni të konsumoni ndonjë çaj bimor ose më shumë lëngje frutash.

Merruni me aktivitet fizik
Ushtrimet fizike janë kryesore për të ndërtuar kocka të forta. Vrapi, ecja apo sportet në përgjithësi që përfshijnë stërvitje rezistente, siç janë palestra e ushtrimet e peshës, mund të jenë një alternativë e mirë. Gjithnjë kujdesuni të mos i dëmtoni kockat edhe duke i bërë këto ushtrime.

Vitamina D
Vitamina D funksionon paralelisht me kalciumin për zhvillimin e shëndetit të kockave  Një mënyrë e shkëlqyeshme për të luftuar mungesën tuaj të vitaminës D, është të bëni një shëtitje në diell. Jo vetëm që do të stërviteni, por do të merrni edhe rreze.

Pini qumësht
Këshilla e përhershme,  konsumoni qumësht për të përfituar më shumë kalium. Qumështi është një burim i shkëlqyeshëm i kalciumit, që është një nga përbërësit kryesor në ndërtimin e kockave më të forta. Alternativat e qumështit të pasura me kalcium, variojnë nga qumështi i bajameve, deri tek ai normali që konsumoni çdo ditë. Ushqime të tjera të pasura me kalcium janë djathi me pak yndyrë, kosi natyral, sardelet, salmoni dhe bajamet.

/Burimi: AgroWeb/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *