Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar lidhur me akuzat e Partisë Demokratike, që denoncoi institucionin se ka lejuar futjen e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin në tregun vendas.
Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari denoncoi AKU se ka lejuar hyrjen në treg të biskotave me copëza metali, domateve me nivel të lartë pesticidesh, vezët me salmonelë dhe mocarelës së skaduar nga Italia.
Nga AKU shprehen të shqetësuar pasi pretendojnë se informacionet e PD për sinjalizimet e ardhura pranë institucionit nga sistemi RASFF, janë të pavërteta dhe kanë shkaktuar panik tek konsumatorët.
AKU bën me dije se pas sinjalizimeve ka kryer kontrolle dhe inspektime, duke tërhequr nga tregu 7.2 kg mocarela me datë skadence të deklaruar gabim dhe 12 kg vezë të lëngshme