Numri i ushtarëve rusë që kërkojnë ‘si të dorëzohemi’ në internet është dyfishuar brenda një muaji, teksa media e pavarur ruse Vertska ka bërë me dije se të afërmit e tyre të shqetësuar po përmbytin motorin kryesor të kërkimit të Rusisë për të kuptuar se si të ngrenë në mënyrë të sigurt flamurin e bardhë dhe të bëhen robër lufte.
Kulmi i ri i mbi 70,000 kërkimeve në muaj përkon me ardhjen e mijëra trupave të mobilizuara të keqtrajnuara në frontin e luftës, pasi u rekrutuan nga Vladimir Putin.
Gjithashtu ka pasur një rritje të postimeve në internet që ankohen për kushtet në front dhe frikën midis trupave se Putini po i përdor ato si “ushqim për top”, ndërsa një raport i veçantë thotë se më shumë se 4,000 ushtarë rusë kanë aplikuar tashmë për dorëzim në Ukrainë , sipas një zëdhënësi të projektit “Dua të jetoj”, Vitaly Matvienko.