Pas katër ditësh ka nisur puna për rindërtimin e urës së Drazezës. Forcat xheniere të ushtrisë kanë zbarkuar në terren për të ndërtuar urën provizore 25 tonëshe, e cila do t’i japë mundësi kalimi edhe mjeteve të tonazhit të rëndë. Mungesa e komunikimit me pjesën tjetër ka sjell vështirësi për bizneset e zonës.
Ura metalike “Bailey” do të montohet dhe brenda disa ditëve do të jetë gati për lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve.
Kryetari i fshatit Darzezë thotë se izolimi i bizneseve dhe ndërprerja e punës së fermerëve është e njëjtë me periudhën e përmbytjeve.
Ura e Darëzezës u shemb pak ditë më parë nga një kamion që rimorkionte, pesha e të cilit ishte katër herë më e madhe se kapaciteti i urës.
Ditën e djeshme Gjykata e Fierit caktoi masën ‘arrest shtëpie’ për drejtuesin e mjetit, 52-vjeçarin Luftar Panahori.
/Priza.al/