Ushtrim prostitucioni/ ‘Apeli’ lë në burg 3 të moshuarit

Gjykata e Apelit ka vendosur të mbajë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, lidhur me personat nën hetim për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Shtetasit e akuzuar janë:

-N. G., 69 vjeç dhe B. M., 71 vjeçe, pronarë të një lokali në lagjen “Kastriot”;

-N. A., 63 vjeçe, pronare e një lokali në lagjen  “Kastriot”;

-T. H., 69 vjeç, pronar i një hoteli në lagjen “16 prilli”.

Vetëm për shtetasin me inicialet T.H. u caktua ‘masa e sigurisë’ arrest me burg. Për tre të tjerët u vendos ‘masa e sigurisë’ arrest me burg.

NJOFTIMI I PLOTË:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

NJOFTIM PER MEDIA

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Prokuroria prane Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, ka regjistruar procedimin penal, ndaj  personave nën hetim  me iniciale B.M, N.G, N.A dhe T.H, të cilët dyshohen se në ambientet që ushtronin aktivitetin “Bar Kafe”, në bashkëpunim ushtronin dhe veprimtari të paligjshme atë të shfrytëzimit të prostitucionit.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, ka zhvilluar gjykimin lidhur me verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit  “arrest në burg”, për personat nën hetim me iniciale B.M, N.G dhe N.A, të dyshuar për kryerjen e veprës penale  të “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, të parashikuar nga nenet 114/2 dhe 115 të K.Penal. Si dhe për personin nën hetim me iniciale T.H, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga neni 115 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr. 62-2023-739 (225), datë 02.03.2023 ka vendosur:

  1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
  2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj shtetases B.M, me Vendimin nr. 62-2023-666, datë 27.02.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.
  3. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj shtetasit N.G, me Vendimin nr. 62-2023-666, datë 27.02.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.
  4. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj shtetases N.A, me Vendimin nr. 62-2023-666, datë 27.02.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.
  5. Caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”, ndaj shtetasit T.H.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve:

– Nga personat nën hetim me iniciale B.M dhe N.G, të cilët kërkuan zëvëndësimin e masës së sigurimit personal nga “arrest në burg” në një masë sigurimit personal më të butë atë të “arrest në shtëpi”.

– Nga personi nën hetim me iniciale N.A, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit lirimin e menjëhershëm pasi nuk rezulton e provuar kryerja e veprave penale, në alternativë ndryshimin e vendimit për sa i përket e masës së sigurimit personal nga “arrest në burg” në një masë sigurimit personal më të butë atë të “arrest në shtëpi”.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 27.03.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Edlira Petri,  vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 62-2023-739 (225), date 02.03.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Tiranë, 27.03.2023

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *