Ushtritë qëndrojnë përball njëra-tjetrës në kufi/ Kosova dhe Serbia sot takohen në Bruksel

Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë do të takohen sot në Bruksel në kuadër të procesit dialogut, në kohën kur tensionet në veri janë ngritur pas reciprocitetit për targat e automjeteve.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, në një përgjigje për “KosovaPress” ka konfirmuar takimin duke thënë se, do të mbështesin Kosovën dhe Serbinë për qetësimin e situatës dhe gjetjen e një zgjidhje.

“Mund të konfirmoj se takimi i kryenegociatorëve do të mbahet në Bruksel të mërkurën”,- tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti propozoi të hënën që të dyja vendet të heqin aplikim e targave të përkohshme.

“Nuk ia vlen të kemi targa të përkohshme edhe Republika e Kosovës edhe Republika e Serbisë, po i heqim ato të dyja palët”,- tha Kurti.

Partitë opozitare dhe njohësit e procesit të dialogut kërkojnë që Kosova të ketë qëndrueshmëri dhe mos të heqë dorë nga reciprociteti për targat.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *