Një 30-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Dibrës pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij 68- vjeçar.
Njoftimi i policisë:
DVP Dibër/ Ushtroi dhunë fizike ndaj babait të tij, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., 30 vjeç, banues në Kala e Dodës, Dibër. Arrestimi i tij u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij 68- vjeçar.