42-vjeçari A.B banues në fshatin Sul, Devoll, është arrestuar nga policia e Devollit pasi ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij për veprën penale “Dhuna në familje”, gjithashtu është vënë në pranga edhe shtetasi J.P., 42-vjeç banues në Durrës pasi nuk i është bindur efektivëve të policisë për të paraqitur dokumentin e mjetit me akuzën “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit të policisë të rendit publik”.
Njoftimi i Policisë:
Devoll/Ushtroi dhunë fizike ndaj babait të tij, kundërshtoi dhe kanosi punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit, vihet në pranga 42-vjeçari.
Pogradec/Procedohet penalisht dhe 1 shtetas tjetër, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja”, të shtetasit A. B., 42 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll.
Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit se në këtë fshat, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes, ku nga verifikimet e kryera rezultoi se 42-vjeçari kishte ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Në vijim të veprimeve, gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit, shtetasi A. B. ka kundërshtuar dhe ka kanosur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë së Rendit Publik.
—
Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për veprën “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, për shtetasin J. P., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë së Rendit, për të paraqitur dokumentacionin e mjetit.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.