Policia e Kosovës ka vënë në pranga një emigrant në Podujevë pasi ishte denoncuar nga gruaja e tij në Gjermani për dhunë.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë qëndrimit për pushime verore të çiftit në vendlindje, burri ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj saj dhe e ka kërcënuar.
Njoftimi i Policisë :
“Podujevë.13.14.08.2022. Në bazë të kërkesës (bashkëpunimit) me autoritetet, më 09.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që për të njëjti bashkëshortja e tij, ka paraqitur rastin në Gjermani ku kishte raportuar se gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, i dyshuari kishte ushtruar dhunë dhe e kishte kanosur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”