Ushtronin dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve, pranga dy personave në Skrapar

Dy persona janë arrestuar pasi raportohet të kenë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj grave të tyre. 43 vjeçari, ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu është arrestuar edhe një 28 vjeçar, pasi u denoncua nga gruaja e tij, ndaj së cilës ushtronte dhunë në banesën ku jetonin.

Njoftimi i plotë

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”.Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:L. H., 43 vjeç, banues në Poliçan, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij;S. A., 28 vjeç, banues në Skrapar, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *