M.S.,46-vjeç banues në rrugën “Thethi”, në Kamzë është vënë në pranga për shkak se ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij. Gjatë kontrollit që i është bërë në banesë nga efektivët e policisë i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë të cilën e shiste në doza.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Last package”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
-M. S., 46 vjeç, banues në rrugën “Thethi”, Kamzë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre të mitur.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 46-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, si dhe një peshore elektronike.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, e ndante atë në doza, të cilat i shiste më pas, në zona të ndryshme të Kamzës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.