Një 25 vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi ky i fundit akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës dhe vëllai të tij.
Shtetasi me iniciale H.K., banues në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë është proceduar penalisht për veprën penale “Dhuna në familje”.
Sakaq, materialet i kanë kaluar Prokurorisë.
Njoftimi i Policisë:
Një 25-vjeçar në Vlorë është proceduar penalisht , pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës dhe vëllait.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin H. K., 25 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj mamasë dhe vëllai të tij”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.