Ushtruan dhunë ndaj një të burgosuri, pezullohen nga detyra tre punonjës policie

Tre punonjës policie janë pezulluar në Durrës, pasi ushtruar dhunë ndaj një të ndaluari.

Shtetasit me iniciale B. GJ., H. H., dhe R. H., akuzohen për veprën penale “Kryerja e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Rajonale e AMP Durrës ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj tre efektivëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës janë pezulluar plotësisht nga ushtrimi i detyrës punonjësit e policisë:

– Inspektore B. GJ., me detyrë Trupë Shërbimi në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Durrës.

– Inspektor H. H., me detyrë Trupë Shërbimi në Sektorin e Forcës së posaçme “Shqiponja” në DVP Durrës

– Inspektor R. H., me detyrë Trupë Shërbimi në Sektorin e Forcës së posaçme “Shqiponja” në DVP Durrës.

Hetimet ndaj punonjësve të mësipërm janë zhvilluar nga Drejtoria Rajonale e AMP-së Durrës, pas kallëzimit të kryer nga shtetasi A. K., mbi dyshimet për kryerjen e veprës penale “Kryerja e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. K. është shoqëruar më datë 06.11.2021 dhe gjatë kohës që ka qëndruar në dhomat e sigurisë, punonjësit e policisë të mësipërm kanë ushtruar dhunë ndaj tij, veprime arbitrare që evidentohen edhe nga këqyrja e pamjeve filmike të ambienteve të sigurisë së DVP Durrës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *