Vajza 11-vjeçare lind fëmijë, besohet se është nëna më e re në Britani: Familja nuk e dinte se ishte shtatzëne

 Një vajzë 11-vjeçare ka lindur një foshnje dhe tani besohet të jetë nëna më e re në Mbretërinë e Bashkuar, shkruajnë mediet e huaja. Nëna dhe fëmija gëzojnë shëndet të mirë.

Familja saj nuk ishte nw dijeni se e bija 10 vjeçare ishte shtatzënë. Një i afërm thotë se familja është tronditur dhe se ndodhet në gjendje shoku. “Ka ardhur si një tronditje e madhe. Ajo tani po rrethohet nga ndihma e ekspertëve. Gjëja kryesore është që ajo dhe fëmija të jenë mirë. Ka pyetje rreth njerëzve pse nuk e dinin. Kjo është shumë shqetësuese. ”

Shërbimet sociale tani po hetojnë rastin për të parë nëse familja nuk ishte me të vërtetë në dijeni të shtatzënisë. Deri tani, nëna më e re britanike ishte Tressa Middleton, e cila kishte lindur në vitin 2006 në moshën 12 vjeçare.

/Burimi The Sun/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *