Me siguri të gjithë e njihni dhe të gjithë keni dëgjuar për të pasi ajo është një nga blogeret më të paguara në botë. E kemi fjalën për Chiara Ferragnin e cila është bërë e njohur për publikun që prej vitit 2009, vit në të cilin miliarderja hapi për herë të parë “TheBlondeSalad.com”, që vazhdon t’i sigurojë të ardhura marramendëse.
Përveç se një sipërmarrëse e suksesshme, bukuroshja italiane njihet gjithashtu edhe për fotot e saj provokuese të cilat i konsideron si shprehje të lirisë për të pranuar trupin e saj ashtu siç është. Megjithatë jo gjithmonë ndjekësit e influenceres janë dakord me këtë gjë.
Së fundmi, ka qenë një vajzë 11-vjeçare, Giulia Dedola, kampione për moshat e vogla në disiplinën e hipizmit që ka reaguar ndaj një selfie të saj thuajse nudo të postuar në Instagram.
Giulia shkruan:
Jam thuajse 12-vjeçe dhe kur shoh adoleshente 15-vjeçare që bëjnë kështu fotosh, më duken të papërshtatshme. Nuk e kuptoj pse pikërisht ti poston diçka të tillë? Nuk është se po ekspozon veshje apo rroba banje, je praktikisht nudo. Cili është mesazhi për ne vajzat e vogla, që duhet të zhvishemi për të rënë në sy? Nuk më duket aspak një mesazh i bukur për t’u përcjellë. Blej shumë nga gjërat e tua, fletore, rroba banje, veshje, por kohët e fundit vërej se këto foto janë bërë shumë vulgare dhe nuk përçojnë më asgjë. Mamaja ime është 34-vjeçe dhe do të ndihesha shumë në siklet nëse do të postonte një foto si kjo. Vitto (duke ju referuar vajzës së Chiara-s) do të ketë moshën time pas disa vitesh dhe nuk besoj se do të ndihej krenare për ty po të të shihte kështu. Këto janë foto që ngelin gjatë në internet dhe nuk janë të bukura. Më fal, por ky është mendimi im.