Babai i 13-vjeçares e cila mbeti shtatzënë pas abuzimit seksual në qytetin Vitis në Kosovë ka treguar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë, ai zgjodhi të flasë në një intervistë në emisionin “Me Zemër të Hapur” ku ai ka thënë se do të mbështesë të bijën e tij dhe se do ta mbajnë fëmijën.
Babai i të miturës shtatzëne kërkon drejtësi, teksa këmbëngul se autori duhet të arrestohet sa më shpejt, duke treguar se ngjarja e ka vrarë shpirtërisht
“Jam babai i 5 fëmijëve, sot ndihem shumë i vrarë shpirtërisht, pasi nuk munda të kuptoj se vajza ime mbeti shtatzënë e abuzimit, pasi njëra nga vajzat vuan nga problemet e sëmundjes së kancerit. Ne tash i kemi kryer dhe shtatzënia e vajzës po shkon mirë, mjekët nuk na kanë thënë asgjë. Vajza e tretë e ka kuptuar vajzën që ka mbetur shtatzënë. Jam ndjerë keq kur e mora vesh lajmin për vajzën. Ne e dimë se kush është pasi vajza na tregoi të dhënat dhe emrin e personit i cili ka abuzuar, ai është 20 vjeç dhe është jashtë kufijve. Policia ka bërë një kërkesë për abuzuesin, por ne po presim lindjen e fëmijës dhe të bëhet ADN- ja e fëmijës për të vërtetuar nëse ai është abuzuesi. Por ne si prindër do ta mbështesim vajzën dhe fëmijën do ta mbajmë, por kërkojmë drejtësi për ngjarjen si dhe kërkojmë të arrestohet abuzuesi”, tha ai.