Vajza e Barack Obamës në lidhje me djalin e aktorit të Hollywood-it (Foto)

Vajza 20 vjeçare e ish- presidentit, Barack Obama është tashmë në një lidhje me djalin 24 vjeçar të “Ray”, Clifton Powell.

Sasha dhe Clifton Powell Jr, një ish-basketbollist ku tashmë punon si drejtor komercial, kanë filluar takimet e para pasi ajo u transferua në Los Angeles për të studiuar në Universitetin e Kalifornisë Jugore. Vajza e Obamës u transferua në USC vjeshtën e kaluar nga Universiteti i Miçiganit, ku ishte studente për dy vjet.

Ndërkohë, Daily Mail ka publikuar një fotografi të çiftit të përfolur, teksa shihen shumë të dashuruar së bashku.
Sakaq, ajo ishte e veshur me një mini-fund të thjeshtë, një bluzë të bardhë dhe me një bluzë ngjyrë vjollcë, ndërsa Powell Jr. i veshur me xhinse, një bluzë dhe një kapele bejsbolli. Pas mbarimit të shkollës së mesme, Powell Jr iu dha një bursë katërvjeçare për basketboll në Universitetin e Kalifornisë.

Ai u transferua më pak se një vit më vonë për t’u fokusuar në pasionin e tij për filmin.
Tashmë 24 vjeçari punon si shkrimtar/ regjisor duke krijuar kështu përmbajtje për kompani të mëdha duke përfshirë Nike dhe Peloton.

Ndërsa, babi i tij ka karrierë në Hollywood, ndërsa nëna Kimberly Powell drejton disa biznese, si “WhateverUneed Designs” dhe një kompani hotelerie të quajtur “Chef Kim”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *