Vajza e Ben Affleck s’ishte në dasmë, nuk e miraton martesën e tij me J.Lo?

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez tashmë janë zyrtarisht burrë e grua, por jo të gjithë janë të kënaqur me martesën e Bennifer. Vajza më e madhe e aktorit, 16-vjeçarja Violet, thuhet se nuk mori pjesë në dasmën në Las Vegas fundjavën e kaluar në shenjë respekti për nënën e saj, Jennifer Garner.
“Violet qëndroi në shtëpi sepse është jashtëzakonisht besnike ndaj nënës së saj”, tha një burim për Page Six.
Burimi shtoi se Affleck e lajmëroi Garner për ceremoninë në minutën e fundit.
“Ben i tha Jen-it për martesën, por vetëm të premten herët”, tha burimi. “Ishte minimalisht e planifikuar paraprakisht dhe ishte kryesisht e nxitur nga momenti.”
Arsyeja që ndodhi ashtu siç ndodhi? Me sa duket, kështu Affleck nuk do të kishte kohë të ndryshonte mendje.
“[Lopez] ka qenë gati të martohej që nga nata që Ben i propozoi”, tha burimi për Page Six. “Ajo donte ta bënte këtë dhe të hiqte çdo mundësi për ndryshimin e mendjes sa më shpejt që të jetë e mundur!”
Edhe pse Violet nuk mori pjesë, vajza tjetër e Affleck, Sera, si dhe vajza e J.Lo-së, Emme, ishin atje. Po ashtu, nuk dihet pse djali 10-vjeçar i Ben dhe djali i J.Lo-së nuk ishin të pranishëm.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *