Një ditë plot emocione është kjo e sotmja për mami Xhensilën dhe babi Besin, pasi vajza e tyre Ajka është ulur këtë të hënë për herë të parë në bankat e shkollës.
Xhensila me anë të një foto e uron vajzën me disa fjalë zemre.
“Suksese dashuria ime. Mami do jetë me ty në çdo hap tëndin”, shkruan këngëtarja.
Përpos këtyre fjalëve, Xhensila është duke kujdesur në maksimum që e vogla e saj sot të shkëlqejë. Në foton e postuar nga këngëtarja, Ajka shihet teksa mban veshur këmishë të bardhë të kombinuar me fustanin sipër ngjyrë të zezë, e në duar mban çantën Dolce&Gabbana, e cila ka kushtuar rreth 650 dollarë.