Vajza e Gigi Hadid mbushi 1 vjeç dhe teze Bella ka një dedikim të veçantë për të

Çifti i famshëm, Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër të një vajze shtatorin e vitit të kaluar. Ata e mbajtën të fshehtë emrin e vajzës për muaj të tërë, derisa modelja seksi e zbuloi në mënyrë delikate, duke shtuar në bio ‘Mamaja e Khait’.

Ditën e sotme mbushet plot një vit nga ardhja në jetë e bekimit të çiftit dhe tezja, Bella Hadid i ka dedikuar disa fjalë mjaft të ëmbla në “Instagram”.

“Gëzuar ditëlindjen për dhuratën më të madhe me të cilën familja jonë është bekuar ndonjëherë…. Nuk e dija që zemra ime mund të bëhej kaq e madhe !!!! Ti më bën të buzëqesh kur jam e trishtuar dhe më bën të qaj nga lumturia vetëm sepse je mes nesh. Mezi pres të të shoh të rritesh! @gigihadid @zayn faleminderit për miken time më të mirë”, ka shkruar Bella në dedikimin e saj për mbesën.

E gjithë familja është treguar mjaft e rezervuar kur vjen puna për publikimin e fotove të Khai-t, megjithatë siç shihet, tezja e saj ka vendosur të bëjë një përjashtim duke na treguar sa shumë është rritur ajo.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *