Legjenda Pele “iku”, por la pas shumë histori dhe një prej tyre donte ta tregonte përmes rrjeteve sociale vajza e tij, Kelly.
Në mënyrë të veçantë, duke publikuar një foto të saj me Antonella Roccuzzo, bashkëshorten e Lionel Messit, të cilen e takoi në një pritje, ajo rrëfeu se babai i saj, pak ditë para se të ndërronte jetë, ishte lumturuar kur kuptoi se Argjentina dhe Leo kishin fituar Kupën.
“Kur Brazili u eliminua nga Kroacia, gjendja e babait tim ishte përkeqësuar shumë. Të gjithë donin që kombëtarja jonë ta fitonte këtë trofe për babin tim. Por ai e kuptonte futbollin më mirë se kushdo. Pas humbjes së Brazilit, kushdo që vinte në spital do të thoshte: “Tani kë mbështet Pele? Sigurisht që jo Argjentinën!”.
Dhe ai thoshte: “Po Argjentinën! Kupa duhet të qëndrojë në Amerikën Latine dhe Messi e meriton”.
Të gjithë u habitën, por ai këmbënguli: “Po, Messi e meriton”.
Ai nuk ishte në gjendje të shikonte finalen, por kur kuptoi se Argjentina dhe Messi ishin në gjendje të ngrinin kupën, ai ishte i lumtur.
Pele's daughter, Kely Nascimento, shared this heartwarming story about Antonela, Messi and her late father ❤️ pic.twitter.com/G3B4i5qBGH
— ESPN FC (@ESPNFC) March 2, 2023