Nëntë vepra të Picasso i janë dhuruar Francës nga vajza e tij Maya dhe do të hyjnë në koleksionet kombëtare në Muzeun Picasso në 2022, njoftoi të hënën Ministrja Franceze e Kulturës Roselyne Bachelot.
Këto vepra do të paraqiten në tërësi për publikun nga prilli 2022.
Njëra nga pikturat, bardhezi, nga viti 1938, u paraqit në shtyp në prani të ministres franceze të Kulturës, Roselyne Bachelot dhe atij të Ekonomisë, Bruno Le Maire. “Me emocion të thellë kam ardhur për të festuar hyrjen në koleksionet kombëtare”, tha ministri që evokoi një “ngjarje të jashtëzakonshme”.
E titulluar “Fëmija me lëpirëse ulur nën karrige”, vepra kubiste përfaqëson me siguri, Majën të vogël, e fshehur nën mobilie, si për të shprehur një parandjenjë ogurzezë, atë të luftës botërore që ishte gati të shpërthente, siç shpjegohet edhe nga nipi i artistit, Olivier Widmaier Picasso.
Koleksioni përfshin gjashtë piktura dhe dy statuja, njëra prej të cilave, “Venus del Gas”, e krijuar nga Picasso në 1945 dhe një tjetër, polineziane, tipike për skulpturat antropomorfike të ishujve Marquesas. të shekullit XIX, që artisti e mbajti me xhelozi në studion e tij, së bashku me një libër skicash.
Më e hershmja nga pikturat e koleksionit është një portret klasik i babait të Picasso-s, “Don Jose Ruiz”, gjithashtu piktor, që daton më 1895.
Më e fundit, një vepër kubiste, “Koka e një njeriu”, realizuar verën e vitit 1971.
Pranë saj është “Studio për një muzikante mandoline”, bardhezi në vaj, një portret i Emilie Marguerite Walter (e quajtur “Mémé”), vjehrra e Picasso-s, një vepër e realizuar në vaj dhe laps, në kanavacë.
Ndërsa, “El Bobo”, vepër në vaj, e frymëzuar nga Nano i Velasquez dhe i vitit 1959, si edhe një album që përfshin disa studime për “Déjeuner sur l’herbe”, e frymëzuar nga vepra e famshme nga Edouard Manet.
/Burimi: RFI/ Përshtati Priza.al/