Në Montalto Uffugo (Cosenza) karabinierët arrestuan 50-vjeçarin Maurizio Mirko Abate, një ish-oficer i policisë rrugore, me akuzën e vrasjes së një vajze 22-vjeçare, Lisa Gabriele, në vitin 2005, duke e mbytur me jastëk. Me vajzën e re e cila ishte e martuar, ai pati një lidhje.
Hetimet për llogarinë e Abate, të arkivuara fillimisht, u rihapën në bazë të një ankese anonime dërguar në Prokurorinë Publike të Kozencës.