Vajza mos u dekurajoni, me këto ushtrime do të keni muskujt e barkut që keni ëndërruar…  

Barku juaj është i shëndoshë, është me dhjam? Keni disa pala të barkut dhe keni turp të dilni në plazh? Keni fryrje dhe ju duket se barku është bërë si një tullumbace që do të shpërthejë??

Gra, vajza, zonja, mos u shqetësoni se pse ka disa metoda fare të thjeshta që mund ta sheshoni barkun tuaj. Këto janë teknika e vakumit që shkrijnë shpejt shtresat e dhjamit tuaj në bark.

Për një bark të sheshtë nuk duhet të shqetësoheni dhe të punoni një numër të pafund të ushtrimeve “të urryera”.

Në të vërtetë, ne gjetëm ushtrimin më të lehtë për të arritur një bark të sheshtë dhe, më e mira nga të gjitha, ekspertët e fitnesit pohojnë se është më efektiv sesa stërvitjet rënda të muskujve të barkut.

Sekreti i këtij ushtrimi, i quajtur vakumi i barkut, është krejt i thjeshtë – vetëm duhet të merrni frymë siç duhet.

Në këtë ushtrim, frymëmarrja aktivizon dhe forcon muskujt më të thellë të barkut në mënyrë që thjesht të bëni kontraksione, shpjegon Rich Sturla, trajner personal në Qendrën Britanike për Jetesë të Shëndetshme.

Është e nevojshme t’i bëni këto ushtrime të paktën tri herë në javë në mënyrë që të shihni rezultatet.

Përveç këtij trajnimi, për rezultate më të mira, instruktorët rekomandojnë gjithashtu reduktimin e dietës.

Këtu janë hapat që duhet të ndiqni:

▪ merr frymë thellë

▪ nxirrni frymën sa më shumë të jetë e mundur dhe mbani frymën tuaj

▪ duke nxjerrë frymën, tërhiqeni fort stomakun tuaj, sikur të doni që kërthiza të ngjitet në shtyllën kurrizore

▪ shtrëngoni muskujt e barkut dhe mbajeni në këtë pozicion për 15 sekonda

▪ relaksohuni dhe merrni frymë ngadalë

▪ kthejeni frymëmarrjen dhe përsëritni përsëri ushtrimin

Shikoni si duken ushtrimet:

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *