Vajza nga Elbasani që u zgjodh kyebashkiake në qytetin italian: Jam krenare për origjinën time

Sindi Manushi, 31-vjecarja me origjinë shqiptare, është zgjedhur në krye të bashkisë së Pieve di Cadore, në zonën Belluno, në zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën në Itali.

Mediat italiane i kanë kushtuar një artikull vajzës nga Elbasani, e cila prej 22 vitesh jeton në Itali.

“Jam krenare për origjinën time shqiptare, por kam një kohë të gjatë në Itali dhe ndihem një qytetare italiane. Unë kam jetuar gjithmonë në Pieve di Cadore, përveç një periudhe universitare në Trento, për të përfunduar studimet për drejtësi”, ka deklaruar ajo.

“Fillimisht ardhja në Itali ishte e vështirë, pati një periudhë hutimi. Vijmë nga një vend shumë i ndryshëm nga Italia dhe mbi të gjitha nga një qytet industrial, Elbasani. Lëvizja nga Elbasani në Pieve ishte një tronditje dhe mund ta imagjinoni pse. Për mua ishte një risi absolute”, thotë Manushi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *