Në seancën e sotëm plenare në Kuvend, deputeti Tritan Shehu ka thirrur në interpelancë ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ajo tha se vaksinat e përdorura në vend nuk duhen vënë në dyshim pasi të gjitha janë efikase. Ministrja tha se falë përpjekjeve të kryeministrit Rama, u arrit personeli mjekësor të vaksinohej në kohë rekord. Ndër të tjera, ajo theksoi se deri në pranverë do të vaksinohet grupmosha mbi 16–vjeç.
Fjala e Manastirliut në Kuvend
Falë përpjekjeve të kryeministrit dhe përfundimit me sukses të negociatave ne ia dolëm të vaksinojmë në kohë rekord personelin shëndetësor gjë që ndikoi fort në uljen e rrezikshmëria. Mësuesit gjithashtu morën vëmendjen tonë maksimale, falë instrumentit COVAX. Falë dozave të mbërritura nga ky instrument ne arritëm të vaksinonim mësuat, mbi 20 mijë prej tyre u vaksinuar në muajin mars. Po ashtu nisëm fushatën me grupet më të rriskuara. Që nga muaji korrik falë vaksinimit të hapur çdo qytetar ka pasur mundësi të marrë vaksinën kundër Covid. Plani ynë kombëtar u realizua me ekspertët më të mirë.
/Priza.al/