Nga e mërkura pritet që Serbia të mbyllet, pasi numri i infektimeve nuk po stopohet pavarësisht vaksinave. Duke parë që numrat e të infektuarve vijojnë të qëndrojnë konstante edhe pas bërjes së vaksinave, atëherë Shtabi i Krizave ka marrë vendimin për mbylljen e Serbisë që nga e mërkura. Në takimin e ekspertëve është thënë se masat e zbatuara javëve të fundit, nuk kanë dhënë rezultat, pasi numri i të infektuarve është mbi 4500 çdo ditë dhe dhjetëra viktima.
“Çdo ditë mundohemi që të gjejmë një balancë, dhe jam e bindur se do t’ia dalim. Kemi parë në disa shtete që edhe mbyllja totale nuk ka sukses, pasi njerëzit nuk e respektojnë dhe nuk mund ta respektojnë mendërisht”, tha Brnabiç.
Vendimi i shtabit thotë se do të punojnë vetëm dyqanet ushqimore, farmacitë dhe gjithçka tjetër do të jetë e mbyllur.
“E vetmja zgjidhje është vaksinimi dhe i vetmi pra vaksinimi. Jam e kënaqur se si shkon ky proces në Serbi, dhe kemi rreth 12 mijë kërkesa të reja në ditë”, u shpreh Brnabiç.
Në Serbi mbi 700 mijë veta kanë marrë dozën e dytë të vaksinës, kurse dy herë më shumë vetëm dozën e parë.