Ditën e nesërme nis mësimi plotësues në shkolla, për shkak të mangësive nga mësimi online vitin e kaluar, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka publikuar edhe udhëzimin për shkollat, për masat që duhen respektuar. Mes tyre përmendet edhe vaksinimi me detyrim i mësuesve, proces që duhet të jetë kryer deri me datë 30 shtator.
Nëse mësuesit nuk vaksinohet as pas 30 shtatorit, duhet të paraqesin arsyetimin nga mjeku. I njëjti detyrim shërben edhe për personelin që shërben në shkolla, sanitaret dhe rojet, që duhet të kenë marrë vaksinën kundër COVID deri më 30 shtator. Në të kundërt, po ashtu sikurse mësuesit, edhe ata do të duhet të paraqesin arsyet në rast mosvaksinimi.
Në një intervistë për ‘Report Tv’, mjeku Alban Ylli, anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve, bëri me dije se për mësuesit që do të refuzojnë vaksinimin, mundësi tjetër do të jetë testimi çdo javë, por në rast se dhe kjo do të refuzohet, atëherë do të pezullohen nga detyra pa të drejtë rroge.
Ndërkohë, mes rregullave të tjera të listuara nga ISHP, që duhet të respektohen në shkolla është edhe mbajtja e maskës me detyrim për çdo person gjatë qëndrimit në ambientet e shkollave. Në klasa, nxënësit duhet të qëndrojnë në një distancë 1.5 metra nga njëri-tjetri dhe ambientet duhet të ajrosen vazhdimisht. Nxënësve të ciklit të ulët u rekomandohet të mbajnë maskë gjatë orarit të mësimit, ndërsa nxënësit e ciklit të lartë duhet të mbajnë maskën në ambiente e brendshme në shkolla. Po ashtu, pavarësisht nëse janë vaksinuar apo jo, mbajtja e maskës në klasa, do të jetë e detyruar.
Në ushëzimin e ISHP thuhet po ashtu se nuk do të lejohet që një nxënës të dali nga godina dhe të rikthehent përsëri në të, brenda ditës. Do të lejohet vetëm një hyrje dhe një dalje në ndërtesën e shkollës, ndërsa dalja nga ambientet e shkollës do të bëhet sipas rregullave duke ruajtur distancimin social dhe fizik, nën mbikëqyrjen e mësuesve kujdestarë.
Kujtojmë që zyrtarisht ky vit shkollor do të hapet më 27 shtator.
/Burimi intervistës: ReportTv/