“Vaksinimi është fjala kyçe e këtij sezoni”, Manastirliu: Kemi një plan me buxhet 100 milionë euro

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur në seancën e sotme parlamentare rreth planit të vaksinimit të qytetarëve.

Në përgjigjien e dhënë, Manastirliu e bëri të qartë se fjala kyçe në këtë sezon do të ishte vaksinimi i qytetarëve. Ministrja shtoi se ishte planifikuar përdorimi i shumës 100 milionë euro për të përballuar emergjencat e tjera që mund të vijnë nga Covid-19. Lidhur me vaksinat, Manastirliu tha se kishin një marrëveshje me kompaninë Pfizer për të marrë edhe 1.3 milionë doza të tjera të vaksinave.

Pjesë nga fjalimi i ministres së Shëndetësisë

“Fokusi kaq shumë i madh në investimet në shërbimin shëndetsor, përballja do të ishte katastrofike, por punët e qeverisë dhe masat e marra, sollën ato rezultate që ne na ndihmuan për të përballuar një situatë si kjo. Nëse do flasim për përballimin e kësaj pandemie kemi mësuar shumë. Prandaj kemi akoluar 100 milionë euro të cialt do të jenë në dispozicion në planin tonë si përgjigjie për 2 vitet në vazhdim.

Ajo cfarë dua të theksoj në raport me situatën ku ne jemi është përgjigjia ndaj variantit Delta. Qeveria shqiptare arriti që në një kohë të shpejtë të garantoheshin vaksinat. Do të thotë që ne u angazhuam që në vazhdim. Sot jemi në ritme të mira të vaksinimit, nuk janë ulur këto ritme. Nëse do ketë një fjalë kyce ky sezon është “vaksinimi”.

Kjo është një përpjekje e të gjitha qeverive në botë jo vetëm e jona. Synojmë të rrisim mbulesën vaksinale. Sa i përket grupmoshës plus 60 vjec kemi një përqindje të mirë të vaksinuarve. Kemi arritur që në vendin tonë të vijnë mbi 2 milionë vaksina. Presim që me marrëveshjet që kemi nënshkruar me Pfizer, të arrijmë në një numër të madh të vaksinave, plus 1.3 milionë vaksina të tjer veçmas atyre që kanë ardhur”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *