Procesi i vaksinimit në Shqipëri ka vijuar me efektivët e policisë në burgje.
Ditën e sotme kanë marrë dozën e parë 160 punonjës shëndetësorë të sistemit penitenciar në mbarë vendin, tashmë ka filluar edhe vaksinimi i gjerë i punonjësve me uniformën e Policisë së Burgjeve.
Ky proces ka nisur në burgun e Rrogozhinës, Krujës, Durrësit, Kavajës, Beratit, Tepelenës, Fushë Krujës, Lezhës, etj.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj është shprehur se ky është një premtim i mbajtur.