Stilisti i njohur Valdrin Sahiti ka dorëzuar pashaportën e tij diplomatike pasi u përfol se u arrestua në aeroportin Turk për posedim të lëndëve narkotike. Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë se me kërkesë të tij është zhvleftësuar pasaporta diplomatike.
“z.Sahiti ka dorëzuar në MPJD pasaportën diplomatike me datë 26.04.2023.Të njëjtit me kërkesë të tij, i është pa vleftësuar pasaporta diplomatike”, kanë thënë për Gazetën Express zyrtarja për media nga Ministria e Punëve të Jashtme, Qendresa Fazliu.
Sipas “Express”, Fazliu ka shtuar se deri tani MPJD s’ka ndonjë raport zyrtar nga autoritetet turke lidhur me raportimet për ndalimin e Valdrin Sahitit.
”Gjithashtu ju njoftojmë se deri tani, MPJD nuk ka pranuar asnjë raport zyrtar nga autoritetet turke, lidhur me raportimet e mediave për ndalimin a arrestimin e z. Sahiti në shtetin turk”, ka përfunduar ajo