Valdrin Sahiti e ‘kritikon’ çuditshëm, Elvana i jep përgjigjen epike

Elvana Gjata duket se po ‘gatuan’ diçka të re, pasi prej ditësh ka bërë disa postime në rrjete sociale duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Ajo së fundmi pa pozuar buzë detit dhe në postimin që ka bërë ka shkruar ‘Hey’, duke marrë shumë komente nga ndjekësit që kanë nisur të aludojnë që po vjen një hit i ri.

 

Ajo që ka marrë vëmendjen e të gjithëve ka qenë komenti i stilistit njëkohësisht dhe mikut të saj të ngushtë, Valdrin Sahitit.

“E pse deti s’ka shumë valë. Ka mundur të ketë pak valë edhe pak, fare paaaak ma shumë diell”, ka shkruar ai duke ironizuar në një farë mënyre të gjithë ata që gjejnë kritika edhe aty ku nuk ka.

 “Nuk e kuptova pse? Ca ndodhiiii??? Ti ishte mirë… A bëra diçka që të mërziti?”, i është përgjigjur Elvana dhe komentet mes tyre kanë shkaktuar mjaft të qeshura dhe tek ndjekësit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *