Valdrin Sahiti vesh një tjetër këngëtare të njohur amerikane, ja kë stiloi këtë herë

Valdrin Sahiti , një emër mjaft i njohur falë punës dhe talentit të tij, ka korrur sukses si brenda Shqipërisë dhe Kosovës , ashtu edhe jashtë saj.

I njohur edhe në tregun ndërkombëtar , stilisti Valdrin Sahiti ka veshur këngëtaren e famshme amerikane Yung Miami për eventin ‘Bet Awards’, i cili u mbajt mbrëmjen e djeshme.

Vetë këngëtarja postoi në llogarinë e saj Instagram disa foto me fustan të gjelbër me vulën e dizanjerit shqiptar.

 

 

Para disa kohësh Sahiti ka rrëfyer rrugëtimin e tij të suksesit në një program në Klan Kosova. Fillimisht bëri bujë me veshjen që stiloi për Beyonce, e cila zgjodhi të vishej me një nga krijimet e tij në mbrëmjen e ceremonisë së çmimeve Grammy.

 

Ndërkohë stilisti tregoi që ai s’e dinte që diva e muzikës do të vishte atë fustan dhe se veshja e saj ishte surprizë për të.

“Nuk e prisja që do të vishte saktësisht atë fustan, datën saktësisht, kjo ishte një surprizë e njëjtë sikurse për mua dhe krejt publikun”.

“Nuk dihet paraprakisht se çfarë do të veshë?”, e pyeti Alaudini.

“Jo. Nuk kemi një komunikim të afërt dhe miqësor me ekipin e saj që t’i dimë detajet. Thjesht shohim çfarë kemi të arsyeshme dhe potenciale në varësi edhe të buxhetit dhe pastaj ekipe të ndryshme zgjedhin gjëra të ndryshme”.

Ekipi i marketingut të Valdrinit mund t’i kenë dërguar disa krijime yllit të muzikës dhe më pas ajo ka zgjedhur njërin nga ato.

“Ka disa ide që jo gjithnjë dalin mirë në trupa të ndryshëm për të cilat ne e bëjmë një farë verifikimi të cilësisë dhe ideve “, u shpreh stilisti shqiptar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *