Policia e kryeqytetit ka vënë pranga 12 shtetas për veprat penale, pasi gjatë kontrollit të policisë iu gjetën dhe sekuestruan lëndë narkotike e llojit kokainë, dorezë metalike dhe shkop bejzbolli.
Po ashtu njëri prej të arrestuarve drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje qarkullimi duke qënë dhe burim aksidenti.
Njoftimi i Policisë:
Vihen në pranga 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:
– M. H., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike dhe një shkop bejzbolli;
– M. M., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka dëmtuar disa sende në një hostel, në rrugën “Vllazën Huta”, dhe ka prishur qetësinë publike;
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin R. Sh., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Durrësit, ka vjedhur biçikletën e shtetases E. H.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin A. A., 18 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– E. B., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;
– A. P., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dhe nuk i është bindur punonjësve të Policisë, për të paraqitur dokumentet e mjetit;
– F. K., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar shtetasen S. L., 63 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
– K. L., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
– A. Xh., 35 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. C.;
– R. G., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin M. K., 26 vjeç, që qarkullonte me monopatinë, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
– E. T., 32 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.