Ish-deputeti Halit Valteri deklaroi mbrëmjen e sotme se skema e lobimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në SHBA është e ngjashme me atë të lobimit të Partisë Demokratike.
Haliti tha se janë 1.2 milionë dollarë të paguara nga LSI përmes kontratave të padeklaruara.
“Verifikimi që është bërë janë letër-porositë që janë çuar drejt Amerikës dhe 5 kontrata të firmosura nga Meta, Iraklis Fidetis dhe Petrit Vasili. Janë kontrata të lidhura nga Ilir Meta me kompanitë. Shuma totale e kontrateve shkon në 1.2 milionë dollar.
690 milionë dollar kemi të bëjmë vetëm në 2017 gjatë inaugurimit të presidentit Trump me MC Canon Group të paguara me 2 faza nga Dorelita Limited, ku zoti Irkalis Fidetis që është mentor i LSI-së sepse ka kontratë me LSI”, tha Valteri.
Ish-deputeti pohoi se çështja ka dalë pasi kompania lobuese MC Canon ka deklaruar të ardhurat e saj tek FARA.
“Fara është KQZ e Amerikës. Lobimi është shumë i ligjshëm atje dhe lobisti atje, MC Canon Group ka pasur kontratën 690 mijë dollarë ku është detyruar të tregojë nga ka ardhur burimi i financimit të zotit Fedetis, që është marr i pandehur atje.
MC Canon atje ka deklaruar se këto shërbime ja ka bërë LSI. Sot Ilir Meta është person nën hetim vetëm sepse letër porositë që kanë ardhur vërtetojnë se këto kontrata janë të rregullta. Ilir Meta ka bërë shumë mirë që ka bërë lobim, por nuk i ka deklaruar këto para në banka, tek deklarimi i pasurisë, tek pasqyra e KQZ-së që bëhët çdo vit. Rreth 1.2 milionë dollar janë paguar nga firmat offshore për të marr shërbim Ilir Meta”, tha Valteri.