Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule në një deklaratë për mediat tha se kandidati i Partisë Socialiste, Jorgo Goro dhe familjarët e tij po ushtrojnë presion qytetarëve për t’iu marrë votën, si edhe po ofrojnë para në këmbim të votës.
“Nga vizitat personale në disa qendra votimi në distancë siç e parashikon ligji dhe nga informacionet që kemi nga përfaqësuesit e koalicionit bashkë fitojmë, dua të denoncoj aktivizimin e të afërmve të kandidatit të PS duke ushtruar presion, duke ofruar para në këmbim të marrjes së kartave të identitetit dhe duke ushtruar presion mbi zgjedhësit para qendrave të votimit. Tentojmë të komunikojmë me policinë pa sukses. Në shumicën e qendrave që kam vizituar nuk ka prani policore, është detyrim ligjor të jenë. Është detyrë e policisë të respektojë ligjin” – tha Dule.