Pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet në Himarë. CNN grek shkruan se vendosja e Vangjel Tavos si kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës mund të shikohet si një mundësi për “zgjidhje dhe jo krizë”. “Problemi i pronave në Himarë është një problem që nuk zgjidhet prej 34 vitesh” tha Tavo.
“Unë kam qenë një nga kundërshtarët më të fuqishëm dhe më të ashpër të Ramës, ndaj ai nuk më ftoi si bashkëpunëtor të tij. Ai më ftoi vetë që të zgjidhja disa çështje sepse, me sa kuptoj, ekziston edhe vullneti i tij për t’i zgjidhur këto probleme që këto probleme të mos jenë më pengesë për ecurinë e marrëdhënieve mes dy vendeve” shprehet Tavo.
Vangjel Tavo i shtrin dorën e bashkëpunimit dhe kandidatit të opozitës Petro Gjikuria duke i ofruar dhe postin e Nën/Kryetarit të Bashkisë së Himarës në rast fitore.
“Nëse Petro Gjikuria – i ardhur nga Amerika dhe është kaq i interesuar dhe është logjike që të ndihmojë Himarën – humb zgjedhjet, të cilat do t’i humbasë, do të qëndrojë këtu për të kontribuar për të mirën e Himarës? Për të kontribuar në zhvillimin e Himarës pas disfatës së tij? Unë kam një propozim.
Do të doja shumë të thoshte që do të qëndrojë këtu sepse do t’i ofroja të vinte në stafin tim pas zgjedhjeve dhe pse jo të vinte si nënkryetar i Bashkisë së Himarës. Shpresoj të pranojë dhe të bëhet nënkryetar i Bashkisë së Himarës, këtë e them publikisht. Unë jam duke pritur për të. Pres përgjigjen e tij” përfundon Tavo.