Vapa përvëluese në Greqi/ Athina ‘mbyll’ Akropolin gjatë pasdites, do të jetë me orar të reduktuar  

Vapa përvëluese dhe temperaturat ekstreme të larta në Greqi, kanë detyruar autoritetet në Athinë që të marrin një masë ekstreme për të mbyllur Akropolin dhe vendet antike gjatë orëve të pasdites.

Nga mesdita deri në orën 17:00, asnjë turist në Greqi nuk mund të vizitojë këto vende, duke u inkurajuar të qëndrojnë në shtëpi apo vende të freskëta.

Në Athinë janë regjistruar temperatura deri në 47 gradë Celsius, për herë të parë që nga viti 1987.

Nga ana tjetër përveç temperaturave të larta, Greqia po përballet edhe me zjarret masive që kanë ‘pushtuar’ vendin si dhe me COVID-19 që po përhapet kryesisht në ishuj prej turistëve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *