Varëset që dikur i realizonim vetë, sot janë një trend!

Mesa duket, kohët e fundit kemi të bëjmë me një rikthim të trend-it të varëses që e pati zanafillën në vitet 2000. Bizhuteritë janë aksesori më i përdorur nga femrat dhe tregojnë klas, elegancë dhe stil. Ato që përdoren më shumë janë varëset.

Me siguri kur t’i shihni këto varëse do ju kujtohet fëmijëria, ku shumë prej jush i kanë realizuar me punë dorë dhe ndoshta rezultati nuk ka qenë aq perfekt sa mendonit, ama keni realizuar diçka dhe e keni përdorur atë. Është koha e duhur për këtë lloj varëse, sa minimaliste aq edhe e kombinueshme, si për ta veshur me një fustan.

Bizhuteritë janë shumë të preferuara për njohësit e mirë të modës, pasi ato u shtojnë pikë pamjes suaj dhe ju bëjnë të dukeni të përkryer.

Gjithashtu, për ata që kanë lindur në vitet 2000’ duhet ta dinë se trend-i i zinxhirit në bel ka qenë një nga më të preferuarat e vajzave të asaj kohe. Mund t’i shihnim kudo, në pasarela, në tapet të kuq, madje dhe mundoheshim t’i krijonim vetë sipas modelit që shihnim tek të famshmit e asaj kohe që e ndiqnin këtë modë.

Mesa duket, kohët e fundit kemi të bëjmë me një rikthim të këtij trendi që pati zanafillën në vitet ’90. Edhe pse dikur mund ta shihnim që vendosej mbi xhinset me bel të ulët, që kanë qenë kryefjala e momentit në atë kohë, tashmë kemi të bëjmë me disa kombinime të reja dhe më moderne.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *