Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, e ka cilësuar Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me Bashkimin Europian si një “moment historik” për Shqipërinë.
Ai përgëzoi vendin për përmbushjen e reformave të kërkuara dhe ndau foto nga Luksemburgu, duke theksuar se Shqipëria ka demonstruar vendosmëri dhe përkushtim. Varhelyi nënvizoi se tani është e mundur hapja e Klasterit të Parë, që do të çojë përpara procesin e integrimit në BE.
“Shqipëria sapo arriti një moment historik të madh në procesin e saj të integrimit në BE. Në #IGC- në e sotme përgëzojmë vendosmërinë dhe punën e përkushtuar të Shqipërisë. Ndërsa Shqipëria përmbushi reformat e kërkuara, ne jemi në gjendje të hapim Klasterin e Parë, Bazat që na lejojnë të vazhdojmë me grupe të tjera”, shkruan Varhelyi.