Ka nisur takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe komisionerit për Fqinjësi dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi. Sipas axhensës, pas takimit ata do të dalin në një deklaratë për mediat. Varhelyi me pas do të takohet me kryeministrin Albin Kurti. Takimi me kryeministrin ishte planifikuar për në orën 12:45. Ndërkaq në orën 14:00 Varhelyi do të presë në takim edhe liderët e subjekteve politike opozitare në ndërtesën e BE-së në Prishtinë. Fillimisht komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian kishte parashikuar një takim edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, por ky takim është anuluar.
“Këto takime do të ofrojnë mundësinë për të shqyrtuar raportet mes Kosovës dhe BE-së dhe për të diskutuar për zhvillimet e fundit si dhe reformat kyçe, përfshirë ato në fushën e drejtësisë, tranzicionit të energjisë dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, u tha në njoftimi n BE-së para ardhjes së Varhelyi-t në Kosovës.
Në fokus të bisedimeve me palët pritet të jetë inicimi i një programi të përbashkët mes BE-së dhe Kosovë për forcimin e ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.