Shqipëria do të vizitohet ditën e nesërme nga Komisioneri europian për zgjerimin, Oliver Várhelyi, i cili pritet të ndalet në një tur takimesh të nivelit të lartë në kryeqytet.
Sipas informacioneve, diplomati europian së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama do të vizitojnë bypass-in Vlorës të financuar nga BE-ja.
Gjithashtu, Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po kontribuojnë me hua prej 18 milionë euro secila për këtë projekt.
Pas një vizite të shkurtër përgjatë bypass-it, Komisioneri dhe Kryeministri do të mbajnë një konferencë për shtyp, ndërsa vizita do të fillojë në orën 19:00, në kilometrin 13.