Një studim i ri ka zbuluar se vaksinat Pfizer dhe Astra Zeneca janë të vlefshme edhe kundër variantit të transmetueshëm Delta.
Studimi konfirmon gjetjet kryesore të dhëna nga Shëndeti Publik i Anglisë (PHE) në maj rreth efikasitetit të vaksinave kundër COVID-19 të bëra nga Pfizer-BioNTech dhe Oxford-AstraZeneca bazuar në të dhënat e fundit.
Ditën e djeshme dolën rezultatet e studimit, i cili zbuloi se Pfizer ishte 88 për qind efektiv në parandalimin e sëmundjes simptomatike nga varianti Delta me të dyja dozat, krahasuar me 93.7 për qind kundrejt variantit Alpha, gjerësisht e njëjtë me atë të raportuar më parë.
Ndërsa dy doza të vaksinës AstraZeneca ishin 67 për qind efektive kundër variantit Delta, nga 60 për qind e raportuar fillimisht, dhe 74.5 për qind e efektshme kundër variantit Alpha, krahasuar me një vlerësim origjinal të efektivitetit prej 66 për qind.
“Vetëm ndryshimet modeste në efektivitetin e vaksinës u vunë re me variantin Delta krahasuar me variantin Alpha pas marrjes së dy dozave të vaksinës”, shkruajnë studiuesit e Shëndetit Publik në Angli.
/Burimi: Aljazeera/ Përshtati në shqip: Priza.al/