Varre masive në Ukrainë/ Meta: Këto akte barbare të ndalen menjëherë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me luftën në Ukrainë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Meta shkruan se dënon me ashpërsi aktet tronditëse të mizorisë së makinerisë vrasëse të Rusisë në Isjum dhe rajone të tjera Ukrainës.

Postimi i plotë:

Dënoj me ashpërsi aktet tronditëse të mizorisë së makinerisë vrasëse të Rusisë në Isjum dhe rajone të tjera Ukrainës.

Varret masive, civilët e masakruar, torturat, përdhunimet dhe keqtrajtimet e civilëve të pafajshëm janë evidenca të pakundërshtueshme të genocidit që Rusia po zbaton prej muajsh në Ukrainë, në shkelje flagrante të të drejtat ndërkombëtare humanitare dhe Konventës së Vjenës. Të tilla akte barbare dhe çnjerëzore duhet të ndalen menjëherë!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *