Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka denoncuar procesin zgjedhor të 14 Majit. Vasili u shpreh se kush nuk pranon që mafia në pushtet grabiti zgjedhjet është vetëm një bisht i saj.
Sipas tij në 14 Maji nuk pati zgjedhje por votime nën terrorin e mafies në pushtet si pjesë e mafies së narkotrafikut, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar. Vasili shton se qindra milion euro të pista u hodhën në fushatë për të blerë vota sa tronditen dhe kursin e euros.
“Qytetaret bene sakrifica te madhe per te votuar ne nje ambient elektoral te shkaterruar nga Edi Rama dhe qeveria, Opozita e vertete beri çdo sakrifice dhe te dyja bashke qyetare dhe opozite hapen rrugen e ndryshimit dhe te qendreses pa asnje kompromis perballe mafias shteterore”, deklaron ai.
Statusi i plotë i Petrit Vasilit
Kush nuk pranon qe Mafia ne pushtet grabiti zgjedhjet eshte vetem nje bisht i saj!
Ne 14 maj nuk pati zgjedhje por votime nen terrorin e mafias ne pushtet si pjese e mafias se narkotrafikut, pastrimit te parase dhe krimit te organizuar.
Kjo mafie shqiptare ka shqetesuar rrufeshem edhe Senatin dhe qeverine Amerikane.
Ndersa ne Shqiperi media dhe individe kliente te mafias ne pushtet, gazetare e politikane, qe frekuentojne banaqet mediatike po perpiqen ne menyre te paturpshme te krijojne zhurma fallco dhe te flasin per gjoja humbje te opozites.
Eshte shume e qarte qe per hir te supes se qelbur mafioze, qe ata hane flasin ne kete menyre duke treguar se sa e urrejne Shqiperine.
Keta megafone e batakcinj te mafias nuk i mohojne dot kurre sepse jane fakte publike shume te renda e te njohura boterisht qe:
Qindra milion euro te pista u hodhen ne fushate per te blere vota sa tronditen edhe kursin e euros
Mijra ministra, zv.ministra,sekretare te pergjithshem, drejtore, police e nepunes bashkie e qeveria gjithefaresh sulmuan qendrat e votimit benin presion hapur cdo votuesi qe hynte ne qendren e votimit por edhe numeronin votat e partise ne pushtet.
Miliona euro u shperndane si bonuse ne menyre paligjshme.
Mijra punesime shtese u bene per qellime elektorale.
Mijra legalizime te bllokuara qellimisht me vite u dhane deri nje dite perpara zgjedhjeve ku u hapen zyrat per turp te zotit.
Qindra milione leke u ndane per gjoja ndihma ekonomike.
Mijera pensione u dhane edhe pa mbushur dokumentat.
Miliona euro u hodhen ne menyre te turpshme per asfalt elektoral efhe ne mes te Tiranes.
Miliona euto u perdoren hapur permes kontratave me para publike per te blere mbeshtetjen e ca kengetareve apo shoëmeneve per partine ne pushtet.
Mijera njerez u kercenuan individualisht apo u shantazhuan te afermit e tyre per te marre vota nga partia ne pushtet
Mijera pronare bisnesesh u shantazhuan, kercenuan dhe gjobiten rende nga partia ne pushtet.
Burgjet u perdoren per te devijuar rezultatet e votimit.
Grupet kriminale dolen hapur ne krah te partise ne pushtet dhe u mbeshteten haptas nga policia qe nuk nderhynte ne menyre te turpshme.
1 milion e 250 mije shqiptareve ju ndryshua qendra e votimit qellimisht javen e fundit per te dekurajuar e penguar votimin.
U dhunuan e u gjakosen komisionere e vezhgues te opozites nga kriminele te rilindjes
Qendrat e numerimit te votave u kthyen ne bordello rilindase ku dhunohet çdo ligj e norme qe disiplinon zgjedhjet.
E gjithe media shqiptare me shume pak perjashtime u kthye ne nje zgjatim te neveritshem propagandistik te qeverise dhe mafies se cdo forme.
E pra pa asnje diskutim keto narkovotime te turpshme bazuar ne nje mal me fakte ishin votime te mafias ne pushtet.
Asnje nga keto fakte nuk rrezohet dot kurre sepse jane konsumuar hapur dhe publikisht.
Keto fakte u vulosen edhe nga vezhguesit nderkombetare OSBE-ODIRHR, Keshilli i Europes dhe Parlamenti Europian qe i pane me syte e tyre keto narkozgjedhje.
Kushdo qe ben avokatin e narkovotimeve vetdemaskohet qarte si antipatriot, armik i pluraliznit dhe demokracise dhe si bisht i paguar i mafias ne pushtet.
Narkovotimet nuk kane asnje alibi.
Qytetaret bene sakrifica te madhe per te votuar ne nje ambient elektoral te shkaterruar nga Edi Rama dhe qeveria, Opozita e vertete beri çdo sakrifice dhe te dyja bashke qyetare dhe opozite hapen rrugen e ndryshimit dhe te qendreses pa asnje kompromis perballe mafias shteterore.
Ndaj dalja hapur e klienteve mediatike te mafias ne mbrojtje te narkovotimeve tregon qarte se ato jane te pambrojtshme dhe se krimit te 14 majit i ka dale totalisht era.
Mjerim per keta mbrojtes te deshperuar, te depersonalizuae dhe te diskredituar te narkozgjedhjeve, qe ne fakt nuk po i mbrojne dot aspak thjesht ato po vetem po tregojne qarte se sa keq jane kapur nga mafia shteterore.
P.S.Ja dhe nje Video nga çfrenimi histerik rilindas ne qendrat zyrtare te numerimit,qe nese do kishin turp do ti bente te mbyllnin gojen keta avokatet e narkozgjedhjeve!